Gjuha proto-shqipe

Gjuha proto-shqipe është gjuha e padëshmuar e cila më vonë u zhvillua në gjuhën shqipe. Shqipja u zhvillua nga një gjuhë e lashtë paleo-ballkanike, që tradicionalisht mendohet të ketë qënë ilirishtja, ose një gjuhë tjetër indo-europiane e padëshmuar që do ketë qënë e lidhur ngushtë me ilirishten dhe mesapishten, e quajtur gjuha albanoide.

Proto-shqipja është e rikrijuar nëpërmjet metodës krahasuese ndërmjet dialekteve tosk dhe gegë, dhe nga trajtimi i huazimeve, nga të cilat më të rëndësishmet janë huazimet nga latinishtja (datuar nga De Vaan nga periudha 167 P.E.S. deri më 400 E.S.) dhe nga gjuhët sllave (datuar nga 600 E.S. e më tutje).


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search